Dixhitalizimi redukton kohën e proceseve, rrit performancën dhe garanton transparencë. Digjitalizimi është një praktikë e domosdoshme për rritjen e transparencës dhe efikasitetit të punës në biznese. Kompanitë, me ose pa vetëdije, janë duke iu nënshtruar revolucionit digjital, i cili sjellë në vetvete mundësi të shumëta (përhapje, marketing më i lehtë, mundësi për tregti dhe njohje jashtë vendit, reduktim të kohës së proceseve etj.), por edhe sfida të ndryshme. Ky trajnim trajton rëndësinë e digjitalizimit të çdo kompanie, hapat për nisjen e këtij procesi duke filluar së pari me promovimin e një kulture në biznes e cila e përqafon iniciativën, teknologjinë, digjitalizimin dhe automatizimin e proceseve të cilat ndikojnë në lehtësimin e punës në institucione të ndryshme, qoftë publike apo private. Nëpërmjet këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë të aftë të analizojë ndikimin që sistemet e informacionit kanë në sipërmarrje dhe ndikimin e ICT në shfaqjen e një kategorie të re sipërmarrësish, që tashmë quhen e-sipërmarrës; hapat e nevojshëm për digjitalizimin e biznesit etj.