Pasi startup-i është formalizuar, nevojitet të krijohet një prototip i produktit me karakteristikat minimale, i cili do të lançohet në treg dhe do testohet se sa atraktiv është për audiencën e synuar. Në këtë modul pjesmarrësit do të marrin njohuritë e nevojshme rreth mënyrave të testimit të produkteve dhe shërbimeve si dhe zhvillimi të prototipit. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:
Shumë njerëz mund të kenë ide miliona dollarësh për të cilat thjeshtë i mendojnë, vetëm disa prej tyre marrin iniciativën për ti kthyer ato ide në realitet. Për ta bërë këtë ajo se çfarë nevojitet është njohja e strategjive më të mira për të nisur jo vetëm një biznes pa një plan dhe vision të caktuar, por për të ndërtuar një biznes të qëndrueshëm i cili ështëgati të përballet dhe me ndryshime që vijnë nga mjedisi në të cilin biznesi operon. Pjesmarrësit në këtë trajnim do të njihen pikërisht me strategjitë, funksionet për të zhvilluar një biznes të qëndrueshëm në treg. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:
Të folurit publik është forma më domethënëse e komunikimit. Fjalimi publik mbulon një gamë të gjerë temash të ndryshme dhe objektivi i fjalimit përfshin ofrimin e informacionit, ndikimin ose argëtimin e dëgjuesve. Të folurit në publik është një aftësi thelbësore për individët në biznes dhe shfaq ekspertizën e ndikimit ose aftësinë për të fituar mbi turmën. Kursi ynë i trajnimit për të folur në publik, mbulon të gjitha aspektet, njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të folur përpara një grupi njerëzish. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:
Kur flasim për aftësi të buta, tema ngushtohet dhe shpesh herë bëhet shumë e vështirë njohja dhe identifikimi i këtyre aftësive. Aftësitë e buta lidhen shumë me karakteristika personale të individëve të cilat janë të lindura dhe mësohen dhe zhvillohen me kalimin e kohës. Gjatë këtij trajnimi pjesmarrësit do të njihen pikërisht me këto aftësi të buta të cilat janë të nevojshme për të qënë një sipërmarrës i sukseshëm në treg. Trajnimi zhvillon një sërë aftësishë të buta të nevojshme për tu zhvilluar nga një sipërmarrës, duke zhvilluar në mënyrë të detajuar rëndësinë që ka gjithësecili prej aftësive. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:
Financimi është një nga komponetët më të rëndësishëm kur flasim për krijimin dhe zhvillimin e një startup. Po cilat janë format e fianncimit, pse është i rëndësishëm dhe si startup mund të zhvillojnë plane të qëndrueshme financiare. Në këtë trajnim pjesmarrësit do të njihen me konceptet thelbësore të një plani financiar, si ta ndërtojë atë dhe si të tërheq sa më shumë financime nëpërmjet këtij plani. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:
Trajnimi konsiston dhe trajton specifikisht nga pikëpamja praktike të gjithë sekretin për sukses lidhur me procesin dhe hapat që duhet të ndjekë nje punëkërkues dhe profesionist për tu punësuar. Trajnimi përqëndrohet tek rëndësia e informimi paraprak mbi institucionin dhe kompaninë, modeli dhe përmbajtja e duhur e ndërtimit të cv-së dhe menyra e duhur e sjelljes dhe komunikimit në të gjitha stadet e intervistës së punës. Trajnimi është konceptuar në formatin e një manuali orientues, duke i shërbyer të interesuarve me një informacion konkret dhe konçiz, sesi të përdorin menyrën e duhur dhe jenë rezultative në kërkimin dhe gjetjen e një pune. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si: