Menaxhimi i Operacioneve rrit vlerën e biznesit gjatë procesit të transformimit të burimeve. Menaxhimi operacional lidhet me realizimin e operacioneve të biznesit, në mënyrë sa më efiçente. Në këtë trajnim do të njiheni me të gjithë terminologjinë e operacioneve, shpërndarjes dhe logjistikës, si dhe zbatimin e tyre në praktike. Nëpërmjet këtij trajnimi ju do të krijoni një ide të qartë rreth metodave dhe mekanizmave bashkëkohorë që rrisin efiçensën e operacioneve në organizatë, lehtësojnë proceset logjistike dhe mundësojnë shpërndarjen. Do të arrini me anë të rasteve praktike të menaxhoni rrjedhën e informacionit, financave dhe mallrave, gjetjen e mënyrës më racionale për të lëvizur një produkt në një zinxhir, lidhja fillestare e së cilës është prodhuesi dhe lidhja përfundimtare marrësi ose konsumatori.