Pre-InkubimiPre-InkubimiPre-InkubimiPre-Inkubimi
  • HOME
  • RRETH NESH
    • Misioni
      • Misioni

        Të jemi një qendër multidimensionale e zhvillimit të aftësive sipërmarrëse tek të rinjtë, profesionistët dhe sipërmarrësit e ndryshëm, bizneset e reja dhe ato ekzistuese, përmes nxitjes dhe promovimit të startup-eve dhe sipërmarrjeve inovatore, cilësore dhe të qendrueshme.

    • Vizioni
      • Vizioni

        Të mbështesim sipërmarrësit e rinj dhe profesionistët e biznesit me trajnime bashkëkohore në fazat kryesore të startup-eve apo drejtimet kryesore të biznesit, që nga niveli fillestar i tyre, elementët bazë dhe deri tek dijet e aplikuara, me qellim aftësimin e tyre në kohë të shkurter, drejt një suksesi afatgjatë.

    • Strategjia
      • Strategjia

        Strategjia jonë është të forcojmë pozicionin tonë si një akademi udhëheqëse në fushën e trajnimeve të biznesit dhe  startup-eve, duke ju ofruar klientëve tanë trajnime bashkëkohore, sipas nevojave dhe kërkesave të tyre, me cilësi të lartë dhe çmime konkurruese në treg…

        Më tepër

    • Punëdhënësit
      • Punëdhënësit

        Kërkesa e biznesit janë gjithnjë në rritje. Kjo për shkak të rritjes së konkurrencës dhe dinamizmit që karakterizon mjedisin e brendshëm dhe të jashtëm të biznesit. Të gjendur në këto kushte, punëdhënësit janë të detyruar të rrisin kërkesat dhe pritshmëritë e tyre ndaj stafit…

        Më tepër

    • Grupet e synuara
      • Grupet e synuara

        Akademia e Biznesit & startup-eve targeton kategori të ndryshme individësh, duke filluar që nga sipërmarrësit e rinj dhe deri tek punonjësit e kompanive të ndryshme apo profesionistët e administratës publike. Në thelb, emëruesi i  përbashkët…

        Më tepër

    • Punësimi
      • Punësimi

        Ne synojmë që trajnimet tona t’i ndihmojnë pjesëmarrësit që të përshtaten më shpejt me nevojat dhe kërkesat e tregut të punës. Të rinjtë, falë këtyre trajnimeve, do të jenë më të aftë të orientohen në tregun e punës, në përputhje me dëshirat dhe ambiciet e tyre për karrierë…

        Më tepër

    • Forma e organizimit të trajnimeve
      • Forma e organizimit të trajnimeve

        Trajnimet e Akademisë së Biznesit & Startup-eve do të zhvillohen në disa forma:

        • Trajnime online
        • Trajnime fizike
        • Trajnime hibride
        • Trajnime në vendin e punës

        Më tepër

    • Financimi
      • Financimi

        Pagesa e trajnimit nuk është prioriteti ynë ndaj ne orfrojmë forma alternative të pagesës, për t’i krijuar mundësinë  kujtdo që ka dëshirë, të bëhet pjesë e trajnimeve tona. Format kryesore të pagesave, për të gjithë ata që duan të
        bëhen pjesë e trajnimeve, janë:

        • Pagesa me këste
        • Kurse falas nga donatorë
        • Paguaj pasi të punësohesh
    • Sektorët
      • Sektorët

        Akademia e Biznesit & Startup-eve ka në fokus sipërmarrësit e rinj, punonjësit e biznesit apo industrive të ndryshme, por jo vetëm. Profesionistët e lirë, punonjësit e sektorit publik, apo të sapodiplomuarit janë gjithashtu prioritet i akademisë tonë…

        Më tepër

  • AKADEMIA E BIZNESIT
    •  
      • BUSINESS ACADEMY

        …

    • Skills
      • Skills

        …

    • Modules
      • Modules

        …

    • Courses
      • Courses

        …

    • Delivery
      • Delivery

        …

  • AKADEMIA E STARTUP
    •  
      • STARTUP ACADEMY

        Nevoja për Akademinë e Startupeve erdhi si rezultat i mungesës në tregun vendas i një mekanizmi i cili nxit  sipërmarrjen dhe vënien në jetë të ideve të reja falë ofrimit të njohurive të nevojshme për të garantuar suksesin dhe qëndrueshmërinë e startup-eve…

        Më tepër

    • Skills
      • Skills

        …

    • Modules
      • Modules

        …

    • Courses
      • Courses

        …

    • Delivery
      • Delivery

        …

  • BARLETI STARTUP
    •  
      • BARLETI STARTUP

        …

    • Young Entrepreneurs Club
      • Young Entrepreneurs Club

        …

    • Startup & Spin Off
      • Startup & Spin Off

        …

    • Services & Support
      • Services & Support

        …

    • Challenges & Competitions
      • Challenges & Competitions

        …

    • Events & Activities
      • Events & Activities

        …

    • Funding & Finance
      • Funding & Finance

        …

  • ENTREPRENEURSHIP & INNOVATION
    •  
      • ENTREPRENEURSHIP & INNOVATION

        …

    • Entrepreneurship
      • Entrepreneurship

        …

    • Innovation
      • Innovation

        …

    • Commercialization
      • Commercialization

        …

    • Market
      • Market

        …

✕
Pre-Inkubimi

PRE-INKUBIMI

Në fazën e Pre-Inkubimit, udhëtimi i sipërmarrësit fillon nga ideja dhe shkon deri në komercializimin dhe testimin e produktit apo shërbimit.

TRAJNIME

Kam një ide!

Ky kurs ka të bëjë me zhvillimin e shumë ideve të reja të biznesit, të kuptuarit se çfarë e bën një ide të mirë apo jo, si të përmirësohet në të gjitha drejtimet një ide, t'i paraplanifikosh ato si biznese dhe t'i testosh ato, dhe më pas të vendosësh nëse dëshiron ta ndjekësh atë.

Kursi trajton shumë raste konkrete dhe strategji zhvillimi të ideve të cilat ndihmojnë një sipërmarrës tëri të kuptojë nëse ideja që ka ia vlen të ndiqet, duhet të përmirësohet për të qenë e sukseshme apo duhet të zhvillohet një ide tjetër. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:

  • Nga Ide në Startup – Njohja e audiencën së synuar dhe identifikimi i problemit.
  • Përshtatja e idesë tuaj me nevojat e tregut.
  • Aftësitë sipërmarrëse që garantojnë suksesin e startup-it tuaj.

Regjistrohu

Planifikimi i një biznesi – Modeli Canvas

Ky kurs është krijuar për këdo që dëshiron të kuptojë praktikat më të mira të inovacionit dhe aftësitë sipërmarrëse (intrapreneur) brenda korporatës që nevojiten për të udhëhequr projekte, ekipe dhe strategji inovacioni. Gjatë këtij kursi ju do të përdorni mjetin e inovacionit të "Business Model Canvas" për t'iu qasur një sfide ose mundësie personale biznesi. Do të mësoni të identifikoni dhe komunikoni nëntë elementët kryesorë të një modeli biznesi: Segmentet e klientit, propozimi i vlerës, kanalet, marrëdhëniet me klientët, burimet kryesore, aktivitetet kryesore, partnerët kryesorë, rrjedhat e të ardhurave dhe strukturën e kostos. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:

  • Cilët janë elementet e një Modeli Canvas.
  • Kanalet e komunikimit dhe marrëdhëniet me klientët.
  • Propozimi i vlerës.
  • Rrjedhat e të ardhurave dhe burimet kryesore.
  • Si të ndërtohet në Model Canvas për biznesin.

Regjistrohu

Pitching

Zhvillimi i një biznesi të ri është një proces i vazhdueshëm dhe i pafund. Pavarësisht se sa të mirë jeni ju dhe produktet tuaja, në biznes, thjesht nuk mund të "flini mbi dafina" dhe ti lini çdo gjë rastësisë së zhvillimit. Ajo se çfarë është shumë e nevojshme për të promovuar dhe zhvilluar një biznes të sukseshëm është mënyra sesi ne flasim dhe prezantojmë biznesin dhe produktet dhe shërbimet që shesim. Kur u shisni klientëve, keni një kohë shumë të vogël për të lënë një përshtypje të parë të mirë, në mënyrë që ata të ndihen të sigurt në atë që do të shisni. Ju duhet të tregoni autoritet dhe një ndjenjë të të qenit lider, pavarësisht sa të vështira janë rrethanat. Për këtë arsye do të duhet të zhvilloni aftësi shumë të mira në Pitching, në mënyrë të tillë që të arrini të prezantoni ashtu siç duhet biznesin tuaj.

Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:

  • Çfarë mendojnë investitorët dhe si ti tërhiqni ata?
  • Si të bëni një prezantim të paharrueshëm?
  • Ndërtimi i Blueprint-it të Startup- it tuaj.

Regjistrohu

Aftësitë sipërmarrëse dhe si të nisim një biznes

Ky trajnim zhvillohet për të pajisur të gjithë pjesmarrësit me njohuri rreth asaj se çfarë është sipërmarrja dhe cilat janë karakteristikat dhe aftësitë që duhet të ketë një sipërmarrës, duke filluar nga kompetencat për arritje, ato për planifikim e për të kaluar në kompetencat për pushtet që duhet të ketë një sipërmarrës. Trajnimi fokusohet gjithashtu edhe në trajtimin e procesit të gjenerimit të ideve dhe sesi këto ide ti kthejmë në biznes, për çfarë na duhet biznesi dhe cilat janë barrierat me të cilat përballet një startup në momentin e pozicionimit në treg. Dhe në fund të trajnimit pjesmarrësit do të njihen me procesin e krijimit të një startup, pra si të nisim një startup dhe çfarë është e nevojshme për tu konsideruar në këtë fazë. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:

  • Çfarë është një sipërmarrës.
  • Cilat janë aftësitë sipërmarrëse.
  • Pse janë të nevojshme këto aftësi.
  • Si të zhvillojmë një biznes të ri.
  • Cilat janë barrierat e futjes në treg.

Regjistrohu

Plani i Biznesit

Ky trajnim synon të ofrojë një informacion të plotë lidhur me atë se çfarë është një plan biznesi dhe pse është i nevojshëm ndërtimi i planit të biznesit. Gjatë këtij trajnimi pjesmarrësit do të marrin një njohuri të plotë rreth asaj se çfarë përfaqëson një plan biznesi për sipërmarrjen dhe më pas për të gjithë aktorët e tjerë rreth kësaj sipërmarrje, rëndësia që ka ky plan për të vlerësuar nëse ideja ka vlerë ekonomike në treg apo jo. Për të vijuar më tej me të gjitha sesionet përkatëse të një plani biznesi, si hartimi i misioni, vizionit, strategjive të biznesit, strategjisë marketing, planifikimi financiar etj. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:

  • Çfarë është një plan biznesi.
  • Cilat janë elementët e një pani biznesi.
  • Planifikimi i aktiviteteve, burimeve dhe partnerëve.
  • Analiza e industrisë dhe prezantimi i avantazhit konkurrues.
  • Planifikimi i kostove dhe të ardhurave.

Regjistrohu

Akademia e Biznesit dhe Startup-eve siguron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme të cilat kontribuojnë në produktivitetin, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e biznesit në treg.

+355 123 456
[email protected]
Partners
  • Betahaus Berlin
  • Partner 2
  • Partner 3
Founders
  • BARLETI UNIVERSITY
  • ADRIAPOL INSTITUTE
  • Founder 3
© 2021 TRIPLECITY. All Rights Reserved.