Ky kurs ka të bëjë me zhvillimin e shumë ideve të reja të biznesit, të kuptuarit se çfarë e bën një ide të mirë apo jo, si të përmirësohet në të gjitha drejtimet një ide, t'i paraplanifikosh ato si biznese dhe t'i testosh ato, dhe më pas të vendosësh nëse dëshiron ta ndjekësh atë.
Kursi trajton shumë raste konkrete dhe strategji zhvillimi të ideve të cilat ndihmojnë një sipërmarrës tëri të kuptojë nëse ideja që ka ia vlen të ndiqet, duhet të përmirësohet për të qenë e sukseshme apo duhet të zhvillohet një ide tjetër. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:
Ky kurs është krijuar për këdo që dëshiron të kuptojë praktikat më të mira të inovacionit dhe aftësitë sipërmarrëse (intrapreneur) brenda korporatës që nevojiten për të udhëhequr projekte, ekipe dhe strategji inovacioni. Gjatë këtij kursi ju do të përdorni mjetin e inovacionit të "Business Model Canvas" për t'iu qasur një sfide ose mundësie personale biznesi. Do të mësoni të identifikoni dhe komunikoni nëntë elementët kryesorë të një modeli biznesi: Segmentet e klientit, propozimi i vlerës, kanalet, marrëdhëniet me klientët, burimet kryesore, aktivitetet kryesore, partnerët kryesorë, rrjedhat e të ardhurave dhe strukturën e kostos. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:
Zhvillimi i një biznesi të ri është një proces i vazhdueshëm dhe i pafund. Pavarësisht se sa të mirë jeni ju dhe produktet tuaja, në biznes, thjesht nuk mund të "flini mbi dafina" dhe ti lini çdo gjë rastësisë së zhvillimit. Ajo se çfarë është shumë e nevojshme për të promovuar dhe zhvilluar një biznes të sukseshëm është mënyra sesi ne flasim dhe prezantojmë biznesin dhe produktet dhe shërbimet që shesim. Kur u shisni klientëve, keni një kohë shumë të vogël për të lënë një përshtypje të parë të mirë, në mënyrë që ata të ndihen të sigurt në atë që do të shisni. Ju duhet të tregoni autoritet dhe një ndjenjë të të qenit lider, pavarësisht sa të vështira janë rrethanat. Për këtë arsye do të duhet të zhvilloni aftësi shumë të mira në Pitching, në mënyrë të tillë që të arrini të prezantoni ashtu siç duhet biznesin tuaj.
Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:
Ky trajnim zhvillohet për të pajisur të gjithë pjesmarrësit me njohuri rreth asaj se çfarë është sipërmarrja dhe cilat janë karakteristikat dhe aftësitë që duhet të ketë një sipërmarrës, duke filluar nga kompetencat për arritje, ato për planifikim e për të kaluar në kompetencat për pushtet që duhet të ketë një sipërmarrës. Trajnimi fokusohet gjithashtu edhe në trajtimin e procesit të gjenerimit të ideve dhe sesi këto ide ti kthejmë në biznes, për çfarë na duhet biznesi dhe cilat janë barrierat me të cilat përballet një startup në momentin e pozicionimit në treg. Dhe në fund të trajnimit pjesmarrësit do të njihen me procesin e krijimit të një startup, pra si të nisim një startup dhe çfarë është e nevojshme për tu konsideruar në këtë fazë. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si:
Ky trajnim synon të ofrojë një informacion të plotë lidhur me atë se çfarë është një plan biznesi dhe pse është i nevojshëm ndërtimi i planit të biznesit. Gjatë këtij trajnimi pjesmarrësit do të marrin një njohuri të plotë rreth asaj se çfarë përfaqëson një plan biznesi për sipërmarrjen dhe më pas për të gjithë aktorët e tjerë rreth kësaj sipërmarrje, rëndësia që ka ky plan për të vlerësuar nëse ideja ka vlerë ekonomike në treg apo jo. Për të vijuar më tej me të gjitha sesionet përkatëse të një plani biznesi, si hartimi i misioni, vizionit, strategjive të biznesit, strategjisë marketing, planifikimi financiar etj. Më konkretisht do të zhvillohen çështje si: