Akademia e Biznesit dhe Start Up
Akademia e Biznesit dhe Start Up i vjen në ndihmë sipërmarrjeve të reja dhe biznesit duke ofruar mundësi eficente dhe të specializuara për të rritur kapacitetet menaxhuese të sipërrmarrësve dhe stafeve të tyre, duke i pajisur me njohuri dhe aftësi praktike që shërbejnë si një urë lidhëse për të tejkaluar hendekun midis njohurive akademike dhe praktikave bashkëkohore të biznesit.
Ngritur mbi këtë nevojë të tregut Akademia e Biznesit dhe Start Up fokusohet mbi dhënien e njohurive dhe aftësive të aplikueshme për të garantuar sukses në botën e biznesit. Në themelet e metodologjisë së saj, Akademia e Biznesit & Startup-eve ka vendosur transformimin e të nxënit nëpërmjet njohurive praktike dhe eksperiencave konkrete të modelit "hands on" sipas modeleve më të sukseshme sot në botë.
Nëpërmjet trajnimeve të orientuara drejt fitimit të aftësive praktike (soft skills) të profilizuara dhe me natyrë aplikative, pjesëmarrësit në to arrijnë në një kohë të shkurtër të përmirësojnë performancën e tyre në punë duke përfituar kështu edhe më shumë vetëbesim dhe produktivitet.

Mission
‘Të jemi një qendër multidimensionale e zhvillimit të aftësive sipërmarrëse tek të rinjtë, profesionistët dhe sipërmarrësit e ndryshëm, bizneset e reja dhe ato ekzistuese, përmes nxitjes dhe promovimit të startup-eve dhe sipërmarrjeve inovatore, cilësore dhe të qendrueshme’
Vision
‘Të mbështesim sipërmarrësit e rinj dhe profesionistët e biznesit me trajnime bashkëkohore në fazat kryesore të startup-eve apo drejtimet kryesore të biznesit, që nga niveli fillestar i tyre, elementët bazë dhe deri tek dijet e aplikuara, me qellim aftësimin e tyre në kohë të shkurter, drejt një suksesi afatgjatë’

STRATEGJIA JONË
Forcimin e pozicionit tonë si një akademi udhëheqëse në fushën e trajnimeve të biznesit dhe startup-eve.
Ofrimin tek klientët tanë trajnime bashkëkohore, sipas nevojave dhe kërkesave të tyre, me cilësi të lartë dhe çmime konkurruese në treg.
Krijimin e një standardi dhe profesionalizmi në trajnime.
Korrektësi në komunikimin me klientët si dhe shpejtësi në realizimin e kërkesave.
Ne besojmë tek parimi i të mësuarit gjatë gjithë jetës ndaj objektivi ynë strategjik është të ndihmojmë sipërmarrësit e rinj dhe profesionistët e biznesit të zhvillohen në nivel profesional dhe personal, përmes ndërthurjes së dijeve të tyrë praktike me te rejat më të fundit shkencore dhe empirike.
PUNËDHËNËSIT
Kërkesa e biznesit janë gjithnjë në rritje. Kjo për shkak të rritjes së konkurrencës dhe dinamizmit që karakterizon mjedisin e brendshëm dhe të jashtëm të biznesit. Të gjendur në këto kushte, punëdhënësit janë të detyruar të rrisin kërkesat dhe pritshmëritë e tyre ndaj stafit. Ndër kërkesat më të zakonshme që kanë sot punëdhënësit, dhe që ne, përmes Akademisë së Biznesit & Startup-eve, tentojmë të përmbushim, janë:
Aftësi ndërveprimi personal
Aftësi teknike
Aftësi profesionale
Aftësi lidershipi
Aftësi menaxheriale
Aftësi dixhitale
Aftësi komunikuese
Aftësi negociuese
GRUPET E SYNUARA
Akademia e Biznesit & Startup-eve targeton kategori të ndryshme individësh, duke filluar që nga sipërmarrësit e rinj dhe deri tek punonjësit e kompanive të ndryshme apo profesionistët e administratës publike. Në thelb, emëruesi i përbashkët i të gjitha kategorive të targetuara është vullneti për të mësuar aftësi të reja në fushën e biznesit, të cilat do të ndihmojnë secilin prej tyre të ecin të sigurtë në rrugën e karrierës.
Bizneset e reja & SME
Studentët dhe rinia
Të vetpunësuarit
Profesionistët e lirë
Kompanitë e mëdha
Administrata publike
Sipërmarrësit e rinj
Sektori jofitimprurës
PUNËSIMI
Ne synojmë që trajnimet tona t’i ndihmojnë pjesëmarrësit që të përshtaten më shpejt me nevojat dhe kërkesat e tregut të punës. Të rinjtë, falë këtyre trajnimeve, do të jenë më të aftë të orientohen në tregun e punës, në përputhje me dëshirat dhe ambiciet e tyre për karrierë. Profesionistët e biznesit, pas përfundimit me sukses të një ose disa trajnimeve të Akademisë së Biznesit & Startup-eve, do të jenë në gjendje ta riorientojnë veten në tregun e punës, të punojnë në profesionin që dëshirojnë si dhe të avancojnë në hapat e karrierës. Pjesëmarrja në trajnimet e Akademisë së Biznesit & Startup-eve:
Rrit shanset për punësim & network
Riorienton profesionistët në tregun e punës
Nxit rritjen dhe zhvillimin personal dhe professional
Nxit iniciativat për vetpunësim
Nxit ambieciet për karrierë
Përmirëson aftësitë tuaja në lidership
FORMA E ORGANIZIMIT TE TRAJNIMEVE
Trajnimet online
Do të jenë gjithnjë e më shumë të përdorshme për shkak të fleksibilitetit që ato ofrojnë, menaxhimit më të mirë të kohës së pjesëmarrësve, ruajtjes së distancimit social etj. Duke shfrytëzuar avantazhet teknologjike të ofruara sot nga instrumentet e shumta të TIK-ut, prezenca fizike në klasë nuk është më kusht, por një opsion. Trajnimet, seminaret, workshopet, bootcampet, etj., sot fare mirë mund të ndiqen me të njëjtën eficiencë dhe rezultat edhe në distancë, në forma të ndryshme, qofshin ato M-learning, E-learning, Blended learning, etj.
Trajnimet fizike
Do të zhvillohen me një numër më të limituar pjesëmarrësish, por duke ruajtur të njejtat metodologji, metoda dhe teknika trajnimi. Avantazhet e trajnimeve që zhvillohen fizikisht qëndrojnë në bashkëveprimin në kohë reale midis trajnerit dhe pjesmarrësve si dhe debatit dhe punës në grup midis pjesëmarrësve. Pavarësisht përkufizimit të saj si një formë klasike, sot ajo mund të ofrohet edhe on-line në formën e webinareve dhe është pasuruar me metoda të Flip, Blended, apo e-learning duke rritur kështu më shumë rezultatin e pritur dhe duke e bërë më të aksesueshme për të gjithë.
Trajnime Hibride
Alternimi i formave virtuale të trajnimit me elementë të komponentëve fizik është një formë trajnimi e cila do të përdoret gjithnjë e më teper. Kjo formë e alternuar ju vjen më tepër në ndihmë nevojave të pjesëmarrësve, duke menaxhuar me mirë kohën e tyre.
Trajnime në Vendin e Punës
Trajnime profsionale në vendin tuaj të punës, në përshtatje me axhendën tuaj dhe mundësinë tonë për të rritur efikasitetin dhe kursyer kohën
FINANCIMI
Pagesa e trajnimit nuk është prioriteti ynë ndaj ne orfrojmë forma alternative të pagesës, për t’i krijuar mundësinë kujtdo që ka dëshirë, të bëhet pjesë e trajnimeve tona. Format kryesore të pagesave, për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e trajnimeve, janë:
Pagesa me këste
Kurse falas nga donatorë
Paguaj pasi të punësohesh
SEKTORËT
Akademia e Biznesit & Startup-eve ka në fokus sipërmarrësit e rinj, punonjësit e biznesit apo industrive të ndryshme, por jo vetëm. Profesionistët e lirë, punonjësit e sektorit publik, apo të sapodiplomuarit janë gjithashtu prioritet i akademisë tonë. Pavarësisht interesave të ndryshëm që mund të kenë përfaqësuesit e secilit sektor, e përbashkëta e tyre është dëshira për të mësuar dhe ambicia për të ecur me hapa të sigurtë në rrugën e gjatë të karrierës.