Një lidership strategjik për biznesin tuaj është rruga drejt suksesit dhe oportuniteve të reja. Nëpërmjet këtij kursi, ju do të mësoni bazat e drejtimit efektiv të njerëzve, ekipeve dhe organizatave dhe do të zhvilloni mjete për të analizuar situatat e biznesit. Përveç ndërtimit të një kuadri konceptual për udhëheqjen, pjesmarrësit do të zhvillojnë dhe praktikojnë strategji për ndikim të menjëhershëm. Kursi mbulon bazat strategjike, të burimeve njerëzore dhe organizative për krijimin dhe zhvilimin e vlerës për avantazh të qëndrueshëm konkurrues si brenda një biznesi të vetëm ashtu edhe në një portofol biznesesh.