Të jemi një qendër multidimensionale e zhvillimit të aftësive sipërmarrëse tek të rinjtë, profesionistët dhe sipërmarrësit e ndryshëm, bizneset e reja dhe ato ekzistuese, përmes nxitjes dhe promovimit të startup-eve dhe sipërmarrjeve inovatore, cilësore dhe të qendrueshme.
Të mbështesim sipërmarrësit e rinj dhe profesionistët e biznesit me trajnime bashkëkohore në fazat kryesore të startup-eve apo drejtimet kryesore të biznesit, që nga niveli fillestar i tyre, elementët bazë dhe deri tek dijet e aplikuara, me qellim aftësimin e tyre në kohë të shkurter, drejt një suksesi afatgjatë.
Strategjia jonë është të forcojmë pozicionin tonë si një akademi udhëheqëse në fushën e trajnimeve të biznesit dhe startup-eve, duke ju ofruar klientëve tanë trajnime bashkëkohore, sipas nevojave dhe kërkesave të tyre, me cilësi të lartë dhe çmime konkurruese në treg…
Më tepër
Kërkesa e biznesit janë gjithnjë në rritje. Kjo për shkak të rritjes së konkurrencës dhe dinamizmit që karakterizon mjedisin e brendshëm dhe të jashtëm të biznesit. Të gjendur në këto kushte, punëdhënësit janë të detyruar të rrisin kërkesat dhe pritshmëritë e tyre ndaj stafit…
Akademia e Biznesit & startup-eve targeton kategori të ndryshme individësh, duke filluar që nga sipërmarrësit e rinj dhe deri tek punonjësit e kompanive të ndryshme apo profesionistët e administratës publike. Në thelb, emëruesi i përbashkët…
Ne synojmë që trajnimet tona t’i ndihmojnë pjesëmarrësit që të përshtaten më shpejt me nevojat dhe kërkesat e tregut të punës. Të rinjtë, falë këtyre trajnimeve, do të jenë më të aftë të orientohen në tregun e punës, në përputhje me dëshirat dhe ambiciet e tyre për karrierë…
Trajnimet e Akademisë së Biznesit & Startup-eve do të zhvillohen në disa forma:
Pagesa e trajnimit nuk është prioriteti ynë ndaj ne orfrojmë forma alternative të pagesës, për t’i krijuar mundësinë kujtdo që ka dëshirë, të bëhet pjesë e trajnimeve tona. Format kryesore të pagesave, për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e trajnimeve, janë:
Akademia e Biznesit & Startup-eve ka në fokus sipërmarrësit e rinj, punonjësit e biznesit apo industrive të ndryshme, por jo vetëm. Profesionistët e lirë, punonjësit e sektorit publik, apo të sapodiplomuarit janë gjithashtu prioritet i akademisë tonë…
…
Nevoja për Akademinë e Startupeve erdhi si rezultat i mungesës në tregun vendas i një mekanizmi i cili nxit sipërmarrjen dhe vënien në jetë të ideve të reja falë ofrimit të njohurive të nevojshme për të garantuar suksesin dhe qëndrueshmërinë e startup-eve…
Njohuri praktike mbi inkubimin, akselerimin, franshizën, shitjen dhe mbylljen e biznesit, etj. Në këtë kategori kurses do të njiheni me një mori modulesh të cilat ofrojnë njohuri dhe specializime në fusha të ndryshme të biznesit.