AKADEMIA E BIZNESIT
Akademia e Biznesit mundëson rritjen e kapacitetit menaxhues të sipërmarrësve dhe stafit të tyre duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të zbatueshme që garantojnë suksesin në botën e biznesit. Kjo Akademi do të pajis çdo punonjës, sipërmarrës, individ, student dhe çdo person të interesuar rreth koncepteve të biznesit Të pajiset me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të menaxhuar dhe drejtuar një sipërmarrje të sukesshme, për të qenë një lider i sukseshëm, një menaxher produktiv, një punonjës i sukseshëm, një individ i bgatshëm për tu bërë pjesë në botën e biznesit. Në këtë akademi do të gjeni trajnime të ndryshme të cilat lidhen me sipërmarrjen dhe lidershipin, menaximin e biznesit, menaxhimin e operacioneve dhe prodhimin, financë dhe kontabiliteti, marketing dhe shitje, biznes dixhital etj, pra gjithçka ju nevojitet rreth biznesit, menaxhimit dhe drejtimit të tij.
Sipërmarrje & Lidership Strategjik
Trajnimi Sipërmarrje dhe Lidership u ofron të gjithë sipërmarrësve të rinj një shans për të punuar me aftësitë e tyre drejtuese dhe për të mësuar se si të aplikojnë ekspertizën e tyre në një mjedis biznesi. Në këtë trajnim do të njiheni me aftësitë dhe karakteristikat e sipërmarrësve dhe si ti zhvilloni ato.
Menaxhimi i Biznesit
Trajnimi Menaxhim Biznesi, ndihmon këdo të zhvillojë aftësitë e nevojshme për të menaxhuar një biznes të sukseshëm. Çfarë është menaxhimi dhe cilat janë funksionet e tij janë disa nga konceptet që trajtohen në këtë trajnim.
Menaxhim Operacionesh & Prodhim
Trajnimi Menaxhim Operacionesh dhe Prodhim do t'ju mësojë rolin e menaxhimit të prodhimit dhe funksionimit në organizata, si dhe fazat e zhvillimit të produktit. Do të zhvilloni aftësi lidhur me menaxhimin e inventarit, problemet e planifikimit të prodhimit, menaxhimin e cilësisë totale etj.
Financë & Kontabilitet
Trajnimi Financë dhe Kontabilitet synon të ofrojë njohuri rreth këtyre koncepteve, duke zhvilluar Standartet Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit, ndërtimin e pasqyrave financiare si Bilanci Kontabël, Pasqyra e të Ardhurave dhe Shpenzimeve, Pasqyra e Rrjedhës së Parasë etj.
Marketing & Shitje
Trajnimi Marketing & Shitje, ofron njohuri bazë rreth konceptit të marketingut dhe sesi ju mund të zhvilloni strategji për të marketuar dhe shitur produktin apo shërbimin që do të ofroni në treg gjithashtu trajtohen dhe teknikat e shitjes dhe atë se çfarë e bën një produkt të fitojë avantazh në treg.
Biznesi Dixhital
Në një mjedis i cili po zhvillohet gjithnjë e më tepër si pasojë e dixhitalizimit dhe biznesit i duhet të përshtatet për të qenë i sukseshëm në këtë mjedis. Pikërisht ky trajnim zhvillon të gjitha konceptet dhe njohuritë e nevojshme rreth biznesit dixhital dhe mirë menaxhimit të tij.
Trajnime të tjera
Trajnime të tjera zhvillohen në fushën e biznesit dhe menaxhimit të tij, formave të reja të të bërit biznes duke nisur nga zhvillimi i idesë, krijimi i një start up, regjistrimi i tij, menaxhimi, konceptet bazë financiare, praktikat e regjistrimit dhe mbylljes së një biznesi etj.